DOKUMENTI/ Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj do të jetë kandidat për deputet

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen për të qënë pjesë e listës së PS, në garën për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Këshilli Bashkiak i Matit ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10:00. Detyrat pritet t’i kalojnë zëvendëskryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e reja.

Malaj do të kandidojë për deputet në listat e Partisë Socialiste (PS) të Qarkut Dibër, në zgjedhjet parlamentare.