DOKUMENTET/ Shpërblimet ‘lumë’ në Urdhrin e Stomatologut, ish-presidenti Nikoll Deda tërheq bonuset në ATP… DREJT Australisë familjarisht me fondet e Institucionit

Shpërdorimi i fondeve të Urdhërit të Stomatologut nga ish-presidenti, Nikoll Deda nuk ka të ndalur.

Sot do iu prezentojmë abuzimet e mëtejshme financiare, këtë radhë në sektorin e udhëtimeve jashtë shtetit dhe të shpërblimeve të stafit të brendshëm të punësuar në USSH. E nisim me abuzimet financiare që përfshijnë udhëtimet dhe dietat, të cilat arrijnë shumën përafërsisht 75 mijë euro, shumë kjo e cila kalon mbi 2.5 herë parashikimet që ishin bërë në buxhetin e USSH, ku vetëm në Australi, ish-presidenti Nikoll Deda ka udhëtuar 2 herë branda këtij mandati, i shoqëruar me një pjesë të stafit. Një mesatare vjetore fluturimesh dhe dietash mbi 25 mijë euro, një shpërdorim i hapur i fondeve të stomatologëve.

Edhe shpërblimet për stafin e brendshëm, rrogëtarë të USSH kanë qënë të majme. Ato, i kanë akorduar njëri-tjetrit për çdo muaj dhe për çdo event, për kinse punë të mirë në realizimin e detyrave, shuma e të cilave së bashku me rritjen dy herë të pagave brenda dy viteve në mandatin e fundit shkon rreth 138 mijë euro. Vetëm tek ish-presidenti Nikoll Deda janë akorduar dy rroga shtesë, 5.000.000 lekë të tërhequra nga ATM në mënyrë krejt abusive nga llogaria e USSH dhe 3 pagesa të tjera marrë pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës Penale për pezullimin e tij nga detyra.

Shumat e lartpërmendura janë vetëm ato çfarë ne kemi arritur të disponojmë, të shoqëruara me vendimet dhe transfertat përkatëse bankare.Theksojmë këtu që legjitimiteti i tyre tejkalon çdo limit, duke marrë parasysh edhe faktin që prej vendimit të Gjykatës Administrative me 07.02.2020 fondi i USSH duhet të përdorej vetëm për nevojat bazë dhe pagesat fikse tëpunonjësve.

Në vijimesi, po ju paraqesim në mënyrë selektive shumat më esenciale të lëvruara nga fondi i USSH …

 

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *