DOKUMENTET / Çështjet gjyqsore personale me fondin e shtetit, si i gllabëroi Nikoll Deda 1.1 milion euro të Urdhrit të Stomatologut me vendim absurd të Këshillit Kombëtar

Në shpërdorimin dhe vjedhjen e fondit prej 1.1 milionë Euro në 4 vitet e fundit, arritëm te zbulojmë vetëm nga një prej llogarive të shumta bankare të USSH vjedhjen më masive financiare të kryer nga ish Presidenti Nikoll Deda dhe bordi i tij drejtues.

Bëhet fjalë për mburojen ligjore që Nikoll Deda dhe bordi i tij kanë përdorur në mënyrë te turpshme dhe abuzive kinse me vendim kolegjial të Këshillit Kombëtar.

Nikoll Deda e ka përdorur këtë mbrojtje ligjore për veprat e tij penale në Gjykatën Penale të Apelit Tiranë.  Gjithashtu, për moszbatimin e Vendimeve Gjyqësore Administrative, Nikoll Deda dhe i gjithë konturazhi i tij janë dënuar me gjoba të majme nga Zyrat Përmbarimore të dosjeve përkatëse.

Fakti më i rëndë është që zyrat avokatore sipas një vendimi të sajuar të Këshillit Kombëtar supozohej se do të paguheshin me tarifat e paracaktuara nga Shteti ku ndërkohë që shuma që do ju pasqyrojmë për çdo çështje të veçantë kalon 30-40 herë shumën e parashikuar në vendim.

Turp akoma me i madh eshte qe me fondet e dentisteve shqiptare paguhet brenda Urdhrit nje department juridik ku bashke me Sekretarin e Pergjithshem behen 4 juriste, te cilet marrin nje fond mujor prej 6.000.000 leke te vjetra pikerisht per te shmangur nevojen e zyrave avokatore, e megjithate kleptomania e Nikoll Dedes, i cili denoncuesit e tij i proklamon si trafikante, shpifes, monstra, nuk ka ndalur te gjeje keto mekanizma turpi qe pervec vjedhjes te lene hije dyshimi qe shuma kaq te ekzagjeruara te jene keqperdorur edhe per blerjen e sistemit te drejtesise nga ana e tij.

Demaskimi i hapur i fakteve te pakundershtueshme te ben deshperues dhe ulerites rreth realitetit te erret te Urdhrit te Stomatologut te Shqiperise ku Nikoll Deda dhe bordi i tij nder vite keqperdoruan besimin, djersen e sakrificen e mijera dentisteve per te perjetesuar brenda institucionit klanin e tyre.

Pagesa brenda 4 viteve e juristeve brenda Urdhrit, avokateve te famshem dhe permbaruesve (keto te fundit kane kryer detyren per vendosjen e gjobave ne baze te vendimeve gjyqesore) shkon ne shifren marramendese te 400.000 Eurove, te gjitha keto nga fondet e dentisteve shqiptare.

Nderkohe, po ju paraqesim te detajuara, shpenzimet avokatore dhe permbarimore.

Shpenzime Avokatore:

• Idajet Beqiri (shpenzime avokatie) – 15.135.000 leke te vjetra

• Donika Prela (shpenzime avokatie) – 18.030.000 leke te vjetra

• Gumi & Associates shpk (shpenzime avokatie) – 18.821.200 leke te vjetra

• Zyra Ligjore Rakipi Partners (shpenzime avokatie) – 4.808.000 leke te vjetra

Shpenzime Permbarimore:

• Zyra Permbarimore “Elezaj” – 3.323.000 leke te vjetra

• Permbarues “Pavlin Doda” – 28.676.400 leke te vjetra

Ky keqperdorim i pabesueshem i fondeve te dentisteve shqiptare eshte nje deshmi konkrete se deri ku shkon ligesia e ketyre personave per te mbrojtur postin e tyre dhe interesat personale.