“Doja të dilja të hënën por s’më lanë”, Sara nxjerr zbuluar produksionin e BBV! (VIDEO)

Në një bisedë të fshehtë me Riken, Sara ka shprehur se ka pasur një moment dobësie ku ka dashur të largohej nga BBV, por është përballur me një ndalim nga ana e produksionit.

“Ti e di që unë të hënën kam tentuar të iki. Më kanë mbajtur këtu. Ja ta them unë. Dhe s’më kanë lënë të iki, veçse nga kjo histori”, ka rrëfyer ajo, duke zbuluar se është ndjerë e lodhur nga presioni.

Komenti i Rikes ka ngritur dhe më shumë dyshimet, teksa ka thënë: “Mos e thuaj, se s’duhet të thuhet”.