Dogji me lëndë djegëse dy automjete, arrestohet 34-vjeçari në Cërrik
Një 34-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi në muajin mars kishte djegur dy automjete. Gjithashtu 34-vjeçari më datë 06.03.2024, gjatë natës ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A.B dhe J.B
Njoftimi i policisë:
Ndalohet 34-vjeçari, i cili dyshohet se dogji me lëndë djegëse dy automjete në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur më datë 6 mars të këtij viti, në lagjen nr. 1.
“Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim 34 vjeç, banues në Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B dhe J.B. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.