Dogji dy makina në parking, i riu nga Puka tregon planet për vrasje në Kamëz

Paulin Doda përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet për djegien e dy makinave luksoze në Kamëz.

26-vjecari nga Puka ka pranuar veprën duke thënë se kishte pasur një debat me pronarin e parkingut ku ndodheshin automjetet.

Në rrëfimin e tij, Doda ka treguar se kishte planifikuar edhe një vrasje në Kamëz. Gjatë aktit, rrezikoi të digjej vetë nga zjarri që ndezi. Doda është një personazh me precedentë të mëparshëm penalë. Policia dyshon se ai mund të jetë i përfshirë në krime të organizuara.

Megjithatë, ka dyshime se ai mund të ketë probleme mendore. Gjatë marrjes në pyetje, ai tregoi një thikë, duke pretenduar se do kryente një vrasje. Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e tij mendore dhe përgjegjësinë për veprimet e tij.