Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djegies së një automjeti që ndodhi dy javë më parë dhe ka arrestuar autorin e dyshuar. Shtetasi 32-vjeçar, identifikuar si E. B., ka djegur automjetin e shtetasit G. Gj. në lagjen nr. 10 të qytetit më 13 shkurt 2025.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila do të përdoret si provë materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e cila ka nisur veprimet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ