Dogjani në Kuvend: Detyruat Nikollën të japë dorëheqjen se Rama donte një ushtare si Spiropali

Deputeti i PD, Asllan Dogjani, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, se detyruan ish-kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, që të jepte dorëheqjen.

“Largimi i Nikollës nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruar të jepte dorëheqjen sepse Edi Rama donte një ushtar si puna juaj që të përjashtonte deputetët. Ne jemi të votuar dhe ju na përjashtuat se morët urdhër nga Edi Rama për të na ndërprerë fjalën. Keni rrëzuar rendin kushtetues në Shqipëri, keni përjashtuar 24 deputetë për t’i mbyllur gojën opozitës, sepse ju intereson të riktheheni në diktaturë”, tha Dogjani.

Check Also

“Jam më i gjati, por përfaqësoj një vend të vogël”, Rama batuta me gazetarët: Europa po bëhet më e vjetër!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet në SHBA dhe krizën politike në Gjermani gjatë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *