Dobësimi i euros në nivele rekord/ Flet Ibrahimaj: Ja ndikimi që ka në ekonominë tonë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur sot në lidhje me dobësimin e euros si dhe ndikimin që ka në ekonominë tonë.

Ajo thotë dobësimi i euros në nivele rekord ka efekte të ndryshme negative dhe pozitive për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Ajo u shpreh se kursi i këmbimit në Shqipëri vepron në bazë të kërkesë-ofertës. Shkaqet e forcimit të lekut, sipas Ibrahimajt, janë rritja e investimeve remitancat dhe turizmi në vendin tonë.

Pra, kur analizojmë efektin e zhvlerësimit të lekut, pozitiv dhe negativ, ne e analizojmë atë në tërësi dhe sigurisht, jemi në kontakt për të dëgjuar shqetësimet e të gjithë eksportuesve. Jo më larg se javën e ardhshme ne do të kemi një takim specifik për këtë çështje. Nëse do të shohim performancën e ekonomisë shqiptare, në krahasim me performancën e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ka një farë përcaktimit të kursit të këmbimit, Shqipëria ka pasur një performancë shumë të mirë dhe një nga elementët ka qenë edhe ky.

Pjesa më e madhe e bizneseve, përfshirë bizneset eksportuese, gjatë vitit të kaluar, ku leku është zhvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj euros, kanë pasur një performancë fitimi pozitiv, ndjeshëm më të lartë se në 2021, kur leku ka qenë më i dobët. Sigurisht që zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Kemi pasur në vitin 2022 një sezon turistisk shumë të lartë. Kjo ka bërë që hyrjet e kapitalit të jenë më të larta. Viti 2022, ka qenë një vit ku investimet e huaja janë rritur. Ndikim pa pasur edhe nga rritja e remitancave”, theksoi ajo.