“Do t’ia djegim mandatin e 4 Edi Ramës”- Berisha pyetet nëse ka një kandidat rezervë për kryeministër? Ja si përgjigjet kreu i PD
Sali Berisha del nga banesa, i drejtohet SPAK për t’u njohur me akuzat.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij, për t’u nisur në drejtim të Prokurorisë së Posaçme.
Berisha: Unë ju prisja ju atje, që të bëja deklaratën time, ndihem më i motivuar se kurrë, për ti dhënë përgjigjen këtij zotërisë, për fitoren dhe për të gjitha. Një trillium fund e krye, një sajesë e Edi Ramës.
A keni një kandidat rezervë për kryeministër?
Berisha: Këtë don Edi Rama, por nuk ka për të ndodhur kurrë, ne kërkojmë që t’iu kthejmë shqiptarëve votën e lirë.
Akuzat penale të ngritura nga SPAK:
Sali Berisha – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë kryer në bashkëpunim, (neni 260 ) dhe 25 i K.Penal
Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv në bashkëpunim (neni 260) dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;
Fatmir Bektashi – Korrupsion aktiv dhe Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, (neni 287) i K.Penal;
Ende nuk bëhet me dije se cilat janë akuzat zyrtare për të cilat Berisha mund të merret i pandehur nga ana e SPAK. Kreu i opozitës ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që nga data 30 dhjetor e vitit të kaluar. Ndërkohë ka zhvilluar disa beteja me drejtësinë për të fituar lirinë, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga ana e gjykatave.
Në 20 tetor të vitit 2023 Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga gjyqtarja Irena Gjoka firmosi 3 udhërarreste, në mungesë masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte” për Berishën dhe Bektashin dhe “arrest në burg” për Malltezin. Më pas ky i fundit u lirua nga Gjykata e Apelit e cila e dërgoi në “arrest në shtëpi”.
Ndërsa për Berishën duke qenë se nuk u paraqit për të firmosur të hënë e parë dhe të 3 të çdo muaji, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit të Berishës dhe kërkoi nga gjykata ndryshim të masës së sigurimit. Togat e zeza vendosën më 30 dhjetor 2023 që Berisha të hetohet nën masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.