“Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, motra e Flutura Bashës tregon bisedën e fundit me viktimën: E kishim lënë të shkonim në…
Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.
Motra e Flutura Bashës, viktimës së pafajshme në atentatin e ndodhur në Shkodër dy ditë më parë, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti.
Ajo ka rrëfyer bisedën e fundit me të motrën.
“E kishim lënë për kafe të shtunën. I thashë jam të shtunën dhe të dielën pushim, po vij me ty atje te toka. Nuk arritëm të shkonim. Do t’i shkoj nesër te varri t’i dërgoj lule”, tregoi ajo.