Gjykata e Posaçme bëri me dije ditën e djeshme se ka dënuar me 27 vjet burg së bashku Elvis Koçin, Ilirjan Feçin dhe Agim Gjinin, pjesë e dosjes “Plumbi i Arte” të shpallur fajtor për grabitje dhe sigurim kushtesh për vrasje.
Të dënuarit Ilirian Feçi, Elvis Koçi dhe Agim Gjini, të cilët u shpallën fajtorë për “Vjedhje me dhunë” e “Sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, mes të cilave atë të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. Ngjarjet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020 në Elbasan, Kavajë dhe Vorë.
Treshja u gjykuan me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, teksa u dënuan përkatësisht: Elvis Koçi, me 7 vite burg, për “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, në periudhën 25-30 korrik 2020, në qytetin e Elbasanit, e kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Më 4 tetor 2022, SPAK njoftoi se zbuloi përfshirjen e Ilirian Feçit edhe në një tjetër ngjarje që hetohet më vete, në grupin që do vriste Aleksandër Lahon në Shijak, i njohur edhe si “Rrumi”, me motive hakmarrjeje dhe luftë mes bandash kriminale, si kundërshtar i Kasandër Nogës. Shumat që paguheshin shkonin deri në 150 mijë euro. Pretenca u dha më 5 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit, vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale. Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixha etj..