Një video është bërë virale në internet, ku një grua britanike ka kapur bashkëshortin e saj duke e tradhtuar me një grua tjetër në pjesën e pasme të furgonit të tyre. Ngjarja ka ndodhur në Doncaster, Britani e Madhe, ndërsa çifti ishte i martuar prej 17 vitesh.
Sipas mediave britanike, gruaja e tradhtuar ka regjistruar momentin, ndërsa në video dëgjohet duke bërtitur përpara se të hapte derën e automjetit. Pasi u zbulua, burri i saj i zemëruar i drejtohet me fjalët: “Do të të vras”, ndërsa gruaja e shokuar shpërthen në të shara ndaj tij dhe dashnores së tij.
“Do të të nxjerr në Facebook. Ti më lëndove mua dhe fëmijët tanë”, vazhdon ajo me zemërim, ndërsa burri tradhtar përpiqet të mbulojë trupin e tij gjysmë të zhveshur.
Në një përpjekje për ta qetësuar situatën, burri shkon në sediljet e përparme të furgonit dhe kërcënon se do të telefonojë policinë për ta bindur gruan që të ndalojë xhirimin.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta dhe komente ironike nga përdoruesit.