Në shtëpinë e Big Brother Vip kanë filluar diskutimet edhe ngacmimet edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga nisja e spektaklit.
Një deklaratë e transgjinores, Amber Candy, që i tha Xum Allushit se “do të ta nxij jetën” ka shkaktuar diskutime mes tyre, ku të pranishëm ishin edhe banorë të tjerë.
“Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash”- iu drejtua Amber Candy.
Ndërkohë Xum Allushi me ironi e quajti Amber si diven e shtëpisë së Big Brother VIP. “Më ngacmo, unë kënaqem”, i tha ai.
Pjese nga diskutimi:
Xum Allushi: Diva e shtëpisë
Amber Candy: Unë e di që pa mua nuk do rrini dot
Xum Allushi: Pa ty? Ik njëherë brenda dhe ta shofim
Amber Candy: Brenda shtëpisë them
Xum Allushi: Po ike ti, vdiqëm të gjithë
Amber Candy: Vërtet?
Xum Allushu: Ti je diva e vendit
Amber Candy: Hiqe atë varës, ju pëlqen varsja e Xumit
Amber Candy: Cfarë kuptimi ka?
Xum Allushi: Nuk ta tregoj, ulu aty se kemi një muhabet përgjysmë. Si do ma nxish jetën, se jemi kurioz?
Amber Candy: Prit ta marrim pak butë, nuk nxihet jetë direkt, por avash avash
Xum Allushi: Unë po të thashë do ta nxi jetën, ta nxi jetën
Amber Candy: Do të ngacmoj gjithë ditën sot
Xum Allushi: Më ngacmo, unë kënaqem
Amber Candy: Unë ngacmimet i kam të lezetshme
Xum Allushi: Ca do më bësh, do më vish te veshi