“Do të shkaktonte kaos”, Trump: Nuk dua të shoh ndryshimin e regjimit në Iran

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të reja lidhur me qëndrimin e tij ndaj regjimit në Iran, ndërsa udhëtonte drejt Hagës për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të NATO-s. Nga bordi i avionit presidencial, Air Force One, Trump u shpreh para gazetarëve se nuk dëshiron të shohë një ndryshim regjimi në Iran, pasi, sipas tij, ndryshime të tilla “shkaktojnë kaos”.

“Unë nuk dua të shoh ndryshim regjimi atje. Çdo ndryshim i tillë shkakton kaos dhe ne e kemi parë këtë më herët në vende të tjera. Duam stabilitet në rajon,” deklaroi presidenti amerikan.

Këto komente vijnë në kontrast me deklaratat e mëparshme të Trump, i cili të dielën kishte ngritur pyetjen: “Nëse regjimi aktual iranian nuk është në gjendje ta bëjë Iranin përsëri të madh, pse nuk do të kishte një ndryshim të regjimit?”