”Do të bëhet në dy faza”, Rama paralajmëron reformën e pagave: Synojmë pagë mesatare deri në 900 euro

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave u shpreh se pas rritjes së pagës minimale, tanimë synohet rritja e pagës mesatare në 900 euro.

Sipas kreut të qeverisë, kjo rritje do të bëhet në dy faza.

Rama u shpreh se rritja do të bëhet në të gjithë sektorët, në këtë rast edhe privati do të duhet që për të përballuar konkurrencën duhet që të bëjë rritjen e pagave dhe këtu nuk flas vetëm për atë minimale.

Është një rritje pagash që në fakt është ndryshe nga rritjet e tjera të pagave që kemi bërë më parë, sepse është një reformë e gjithë strukturës së pagave të Republikës së Shqipërisë. Është rezultati i reformave, i përpjekjeve, ndryshimeve që kanë ndodhur. Pse ne kemi akoma paga më të ulta se të tjerët në rajon? Pikërisht sepse pagat nuk rriten sipas qejfit, pagat rriten në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre në një proces që është i përhershëm. Duke qenë se ne i kemi hedhur bazat dhe i kemi sot mundësitë, ne do të bëjmë reformën më të rëndësishme, që është reforma e të gjithë strukturës së pagave. Pra, pagat do të rriten për të gjithë. Jo vetëm do të rriten për të gjithë në sektorin publik, por kjo reformë do të impaktojë drejpërdrejt sektorin privat.

Kjo është një rritje pagash që është ndryshe nga ato që janë bërë më parë pasi është një reforma për të gjithë strukturën e pagave në Shqipëri është një rezultat për ndryshimet që kanë ndodhur dhe një pjesë e konsiderueshme kanë thënë se i shikojmë këto pop se pagat janë më të ulëta se të tjerëve. Pagat nuk rriten sipas qefit, pasi nuk ka kryeministër në botë dhe ai më i keqi që nuk do ti rrisë pagat.

Rritja e pagave jashtë mundësive do të thotë hapja e një grope të madhe duke qenë se ne i kemi sot mundësit sot do të bëjmë reformën më të rëndësishme që kemi bërë deri më tani pagat do të rriten për të gjithë dhe jo vetëm në sektorin publik por do të impaktojë dhe atë privat .

Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro. Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza. Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar”,-tha Rama.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *