“Do ta laj me gjak…” U vra me breshëri plumbash në Shkodër, babai i 33-vjeçarit: Po priste fejesën

Babai i Ramazan Matajt, 33-vjeçarit që u qëlluapër vdekje  me breshëri plumbash në Shkodër, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme dhe së shpejti do fejohej.

Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

Babai i viktimës: I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë. Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë.