“Do shkrij SPAK-un”/ Rama ironizon Berishën, publikon videon e një bufi me mesazhin e “fshehur”: Noc Rrokun…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD-së, Sali Berisha, pas deklaratave të tij se do të shkrijë SPAK-un nëse opozita vjen në pushtet. Rama publikoi një video të një bufi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me mesazhin “Do ta shkrijë SPAK-un”, duke lënë të nënkuptohet se kjo ishte një përpjekje për të tallur Berishën.

Në përshkrimin e videos, Rama ka përdorur disa ikona dhe ka shkruar në mënyrë të gërmuar “Noc Rrokun”, duke nënkuptuar një mesazh të fshehur dhe përpjekjen për të ironizuar liderin e opozitës. Kryeministri në një deklaratë më herët ka deklaruar se PD nuk ka shanse të shkrijë SPAK-un, pasi shqiptarët nuk do ta votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Rama theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj në pavarësi të plotë dhe nuk do të bëjë avokatinë për asnjë individ. Ai shtoi gjithashtu se është koha për të ngritur zërin për standardet demokratike në proceset gjyqësore.