“Do shkoj te nënë Kafazja!” – Gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit, policia e rikthen te prindërit
Punonjësit e Policisë në Elbasan kanë gjetur një fëmijë rreth 4 vjeç që qëndronte i vetëm pranë shatërvanit në qendër të qytetit, pa shoqërimin e ndonjë të rrituri.
I mituri ishte i qetë, por i dezorientuar, dhe në komunikim me oficerët u tregua mjaft i hapur. Ai ka thënë se babai i tij quhet Flamur dhe nëna Vera, ndërsa është shprehur:
“Do të shkoj te nënë Kafazja që shet shalqinj!”
Pas publikimit të informacionit në media dhe përpjekjeve të menjëhershme të Policisë, është bërë i mundur identifikimi i prindërve dhe kthimi i të miturit në familje, pa asnjë dëm fizik apo emocional.