Do pastronte 18.4 mln euro të ‘Cosa Notras’-s, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo, të cilët akuzohen nga SPAK se do pastronin 18.4 milionë euro të bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo.

TIRANË– GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo, të cilët akuzohen nga SPAK se do pastronin 18.4 milionë euro të bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo.

Ndaj ish-bosit të naftës, Rezart Taçi, Artur Ballës dhe Bledar Lilës rëndon akuza për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. Taçi është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet.