“Do më heqin nga puna”, Berisha publikon mesazhin me punonjësen e Bashkisë Fier: Narkoshteti po mobilizon trupën kriminale elektorale më të rrezikshme të të gjitha kohërave!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, që është nën kërcënimin e vendit të punës, për shkak se nuk mbush dot formularin e PS-së për të afërm që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

“Unë këtu dua të lexoj vetëm një mesazh që dëshmon fytyrën kriminale të hajdutit Subash të Fierit” tha Berisha.

PJESË NGA MESAZHI:

-Jam e mërzitur dhe e lodhur, thotë punonjësja.

-Pse, çfarë ke?

-Do më heqin nga puna.

-Pse?

-Ngaqë nuk gjej të afër që jetojnë jashtë shtetit për votimet. -Për gjëra koti që iu tek kryetarit të bashkisë Fier.

-Mjerë ju çfarë u ka gjetur. Hidheni në gjyq?

-E fiton ai gjyqin se e njeh ligjin.

-Po të hoqën për këto motive, fiton ti, jo ai. Janë mësuar këta që njerëzit që nuk i duan, i heqin nga puna.

Pra, arrin gjer në shkallë cinizmi i narkoshtetit sa që të heq nga puna nëse nuk ke në rrethin tënd familjarë që të japin emrat e tyre.