“Do ketë penalitete të rënda”, Rama paralajmëron ndërtuesit problematikë: U bëj thirrje të …

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtorë të bashkisë së Tiranës me në fokus pastrimin e hapësirave publike në kryeqytet.

Ai bëri me dije se do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Ndërsa tha se kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.

“Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

“Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore.
Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi”, tha Rama.