“Do ju bëj të qani”, Dumani përplaset me kushërinjtë Qoli në gjyq: Tritolin e vendosa për t’iu trembur lepurusha!

Nuredin Dumani ka rrëfyer të tjera pjesë nga krimet ku ka marrë pjesë.

Në seancën gjyqësore “Plumbi i Artë”, ai është ballafaquar me Agron Qolin, një prej të akuzuarve si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës.

Gjatë debatit, Dumani e ka pyetur Qolin nëse ka qënë ai i cili ka marr peng babin e tij, madje duke edhe e goditur.

PJESE NGA DEBATI NE SEANCË:

Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën për vrasjen e asaj nene, se dikur keni thënë që jeni ju?
Dumani: Kam thënë të vërtetën.

Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?
Dumani: Jo.

Agron Qoli: A më ke parë mua tek karburanti?
Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar edhe herë të tjera.

Agron Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave.
Dumani: Të vërtetën kam thënë.

Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dashur të të largoja ty nga lagjia?Dumani: S’ke bashkëpunuar me mua dhe kushurinjtë e tu. Mos hyni në çështje familjare, se do ju bëj të qani.

Petrit Qoli: Mos më fol mua ashtu, o legen.
Agron Qoli: Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

Dumani: Ke ardhur disa herë, ke thënë “shpërnguluni prej këtu,” sepse ishte nxehtë festa shumë. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh të kërkoj falje unë Festim Qolit.

Agron Qoli: Babai yt erdhi me kokë me gungë?
Dumani: Dmth e keni marrë peng, ju më keni dhunuar babën tim, është vepër penale, besoj e dini?

Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke përfshirë mua në këtë histori?
Dumani: Ke paguar edhe paratë e varrimit, ti e di shumë mirë.

Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vendosur tritol tek djali i xhajës tënd?
Dumani: Tritoli është vendosur dy ditë para se t’ia vendosnim shtëpisë së Talo Çelës. E bëra për t’i trembur këto lepurusha, për t’ju treguar se sot e vendosëm, për dy ditë u hakmora.

Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pasur konflikte? Për cilat arsye?
Dumani: Nuk kam pasur konflikte me ta. Njërin e njoh.

Agron Qoli: Deri më tani, të kanë dalë 3 konflikte me mua.
Dumani: Jo, unë s’kam pasur asgjë me ty, ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.

Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se të kam ndihmuar?
Dumani: Jo, nuk kisha informacione.

Agron Qoli: Po për marrëdhëniet që ke pasur me të ndjerin, ke pasur dijeni?
Dumani: Ti ke shkuar në varrim, të mira do t’i kesh pas, ti i ke paguar varrimin me paratë e Festim Qolit.