“Do jetë gati për 20 muaj!”- Rama: Do ngremë kontrolle në shkolla dhe klasa me kamera inteligjente

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat është shprehur se qeveria shqiptare është duke punuar për ngritjen e një sistemi të ri dixhital për kontrollin e shkollave dhe klasave në vend me kamera inteligjente.

Rama u shpreh se qeveria po bashkëpunon me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe se synohet që plani të jetë gati brenda 20 mujash.

“Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli”, tha ai.

Rama: Siç e kam lajmëruar që në fillimet viti shkollor, jemi duke punuar për ngritjen e je sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase ne kuadrin e sistemit të ri kombëtare të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe qyteteve.

Po punojmë prej më shumë se një viti për këtë projekt me qeverinë e Emirateve të bashkuara, që kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për rritjen e sigurisë dhe me rezultate mbresëlënës për sigurinë dhe ndalimin e bulëzimit.

Synojmë ta përmbyllim plotësisht për 20 muaj, po ashtu, hap pas hapi shkollat do pajisen me këtë sistemi. Prej disa vitesh kemi ndaluar futjen e celularëve në shkolla, por është koha për të shikuar seksionet për shkelet e këtij rregulli.