“Do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë, por s’nigjon kanarina”, Rama ndalon fjalën para mbështetësve: Po na myte mo!
Edi Rama u shpreh sot se rasti e solli që ai për herë të parë të kandidonte si deputet për Tiranën, duke e cilësuar këtë si një mision të ri.
Teksa fliste para mbështetësve të tij në njësinë 6, ai ndali fjalinë për të ‘ngacmuar’ një të ri që fishkëllente vazhdimisht.
“Rasti e solli që të jem deputet i Tiranës, nuk kam qenë asnjëherë jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre…. o zogu po na myte me atë fishkëllimë, do jesh në atë nxehtësinë e dashnisë që fishkëllen e fishkëllen po nuk nigjon kanarina, po ca fishkëllime paske pas me, po na myte me…”, tha Rama me humor.