”Do isha dashuruar me Laertin”, Bernardi plas “bombën”, i hyn partneri live në studio! Ja çfarë i thotë
Ish-banori i Big Brother Vip 4, Bernard Hume, ka qenë i ftuar në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, ku ka ndarë me publikun emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Vëllait të Madh. Gjatë intervistës, ai ka folur edhe për një çështje që ka tërhequr vëmendjen e shumë personave: ndjesinë e tij për Laertin.
Bernardi tha se, nëse nuk do të ishte i dashuruar, personi që do ta kishte për vete ishte Laerti, duke e vlerësuar atë si një njeri shumë simpatik, i artikuluar dhe i zgjuar. Ai shtoi se Laerti ka qytetari dhe mirësjellje.
Pas këtij komentimi, Enamin, partneri i Bernardit, hyri në studio live. Enami, me humor, tha se problemi i tij ishte që Bernardi bëntë më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë e tij.
Enami gjithashtu u shpreh se ishte falenderues për mundësinë që iu dha Bernardit për të treguar historinë e tij dhe shqiptarët për mbështetje. Në fund, ai i dha një mesazh të ngrohtë partnerit të tij, duke thënë: “I kam thënë tashmë sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë.”