“Do hyni në borxh me…”, Rama: Më 11 maj do zgjidhni mes BE-së dhe “bufit në kënetë”
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët do të përballen me një zgjedhje të rëndësishme më 11 maj, duke e cilësuar atë si një vendim mes integrimit në Bashkimin Evropian dhe izolimit politik.
“Në 11 maj, zgjedhja është midis BE-së dhe kënetës. Ose me ne në BE, ose me bufin në kënetë,” tha Rama gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, duke iu referuar kreut të PD-së, Sali Berisha, me epitetin “buf”.
Ai paralajmëroi se një vendim i gabuar do të kishte pasoja për shqiptarët dhe familjet e tyre. “Me bufin në kënetë do hysh në borxh me veten si shqiptar, me fëmijët, prindërit e tu, sepse të gjithë atyre u duhet shtëpia në BE,” shtoi Rama.
Sipas kryeministrit, integrimi i Shqipërisë në BE do të sigurojë tre shtylla kryesore: lirinë individuale, sundimin e ligjit dhe standarde demokratike të jetesës. “Me Shqipërinë në BE, askush nuk do të preket më,” përfundoi ai.
View this post on Instagram