Qendra tregtare në Lushnje është kthyer në skenë krimi dhe ruhet me policë 24 orë. Asnjë prej banorëve dhe pronarëve të dyqaneve nuk lejohet ti afrohet objektit. Një grup i gjerë ekspertësh, thirrur nga prokuroria e Fierit po këqyrin me detaje provat për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.
Mësohet se paraprakisht dyshohet se zjarri ka qene aksidental. Shëndija e parë e zjarrit është ndezur në një magazinë këpucësh, pranë së cilës kalonin kabujt elektrik të gjithë qendrës tregtare. Për shkak të materialit të këpucëve, dyshohet se zjarri është ndezur me shpejtësi, duke përfshirë 3 kate të qendrës tregtare, ku u shkrumbuan afro 300 dyqane.
Aktualisht janë marrë në pyetje administratorët e qendrës tregtare, tregtarët si 30 persona të cilët kanë qenë prezentë në momentin e rënies së zjarrit.
Grupi hetimor përbëhet nga specialistë ndërtimi, specialistë elektriçistë dhe ekspertë të zjarrit. Ndërtesa vijon të mbahet me shirit sigurie deri në përfundimin e ekspertizës. Të njëjtat burime konfirmojnë se kanë mbërritur 4 ekspertë nga Tirana të cilët po bëjnë verifikime për sigurinë e godinës.
Ekspertet e Institutit të Ndërtimit ende nuk kanë dalë me një vlerësim, nëse zjarri ka dëmtuar strukturën e objektit me 12 kate banim dhe 5 kate njësi tregtare.