Djalli “pushton” Milanon! Feyenoord shkakton surprizën dhe eliminon kuqezinjtë nga Champions

Feyenoord shkakton befasinë dhe kalon në 1/16-at e Champions League.

Gjiganti holandez eliminoi me rezultatin e përgjithshëm 2-1 Milanin, për të dhuruar kështu një kualifikim historik.

Fitorja në ndeshjen e parë, minimalisht 1-0 i shërbeu Feyenoord për të kaluar më tej. Ndërkaq, sfida e “San Siro” përfundoi 1-1, me Milanin që u detyrua të zhvillonte për pjesën më të madhe të pjesës së dytë me një futbollist më pak, pas daljes me të kuq të Theo Hernandez.

Skuadra holandeze kualifikohet për herë të parë në raundin 1/16-ave pas 50 viteve. Ndërkaq, 7 herë kampionët e Europës, Milan duhet të fokusohet në kampionat, për të tentuar sërish biletën Uefa Champions League të sezonit të ardhshëm./ VIDEO