Një ditë më parë, rreth orës 15:30 minuta, një një lokal në Ndroq, përkatësisht në restorant “Kështjella”, Juljan Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden”, në Shijak, që u bë i njohur pas zhdukjes së Jan Prengës në janar të vitit 2020, po drekonte me një mik të tij.
Pasi telefonoi ish mikun e tij, Alfred Dedja, ky i fundit shkoi në drejtim të lokalit. Sa nisi ta përqafonte, Gjoshi shkrepi mbi të 5 plumba, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas këtij akti, autori u ngjit në a
utomjetin e tij tip ML dhe u nis në drejtim të Durrësit. Grupi hetimor ka gjetur sot automjetin, në zonën e njohur si “Shkëmbi i Kavajës”. Targat ishin të hequra e të hedhura disa metra më tutje. Ndërsa nga Juljan Gjoshi është ende në kërkim, ndërsa nuk është gjendur ende as arma e krimit.
Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë e familjarë.
Familjarët e Juljan Gjoshit kanë deklaruar para bluve se i biri, qëkur është kthyer nga Spanja, kishte shfaqur problematika të theksuara të shëndetit mendor. Madje herë pas here, sipas babait të autorit, Gjoshi ishte shprehur se do të vriste njerëz.
Nuk dihet ende nëse kjo është një alibi apo me të vërtetë autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ka kaluar në kriza të shëndetit mendor, duke u bërë rrezik për qytetarët.
Dy janë pistat ku po heton policia: Ajo e konflikteve për pazare droge por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti banal.