Një 23-vjeçar shqiptar, me inicialet E. L., ka humbur kontaktet me familjen që prej muajit qershor 2024, ndërsa ndodhej në Zvicër.
E ëma, një 43-vjeçare me inicialet E. L., ka bërë denoncimin për zhdukjen e tij ditën e djeshme në polici, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të riut pas gati 10 muajsh pa asnjë lajm prej tij.
Policia shqiptare ka nisur bashkëpunimin me autoritetet zvicerane për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur të riun.
Hetimet janë në vijim dhe pritet të ketë më shumë informacion mbi rastin.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ