“Djali erdhi me fytyrë të mbuluar, Ilirjani tregon detajet prekëse nga takimi i Parashqevisë me të birin: Luka kishte humbur imazhin e të ëmës…
Elton Ilirjani ka treguar detaje nga takimi i Parashqevisë me të birin në “Top Story” dhe e cilëson atë si aspak të lehtë.
Ai tha si kishte një vendim gjykate që nuk e lejonte Parashqevinë të takonte të birin deri sa ai të bëhej 18 vjeç.
Pasi ai u bë 18 vjeç, pati shumë faktorë dhe pengesa që ata të takoheshin. Më tej biznesmeni tha se Luke e kishte humbur imazhin e nënës totalisht dhe se nuk e njihte Parashqevinë.
“Takimi mes Parashqevi Simakut dhe Luke ishte i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykatash të rëndësishme që zgjatën kohë ku nuk i lejonin nënës Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj të vetëm. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe kjo mund të realizohet vetëm duke u lutur te Zoti.
Pavarësisht asaj që unë kam bërë është vullneti i Zotit që kjo të ndodhte sepse ishte totalisht e pamundur të realizohej të paktën nga ana teorike. Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pas moshës 18 vjeç duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre. Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare.
Në fillim kishte frikë të hiqte mbulesën, dhe unë i thashë që është e pamundur të takosh mamanë tënde me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe këtu ramë dakord pas një orë bisede, ai kishte një ankth të shtuar, ndoshta ka qenë ankthioz me çfarë ka kaluar në jetën e tij, një djalë i ri që nuk e kishte parë nënën e tij, ndoshta mbante mend kur kishte qenë 5 vjeç dramat dhe përplasjet që kishin pasur, mua Roberti më tha që e kishte marrë djalin me polici se djali ishte diku tjetër, as me Parashqevinë, as me Robertin në momentin që gjykata”, tha Ilirjani.