Divorci i bujshëm i Wanda Narës dhe Ikardit/ Ajo i kërkon 500 mijë euro, ai e akuzon për rrëmbim të vajzave

Wanda Nara dhe Mauro Ikardi duket se nuk do të gjejnë qetësi as në fund të martesës së tyre. Çifti, që prej kohësh është përfshirë në një betejë ligjore të ashpër, do të përballet në një seancë gjyqësore më 11 mars, ku pritet të zgjidhet përfundimisht çështja e divorcit të tyre pas 11 vitesh martesë.

Sipas Corriere della Sera, Wanda Nara ka paraqitur një kërkesë për 500 mijë euro në muaj, një shumë që do të përdorej për të mbuluar shpenzimet e saj dhe të dy vajzave që ka me Ikardin.

Nga ana tjetër, sulmuesi argjentinas ka ndërmarrë një veprim ligjor kundër ish-partneres së tij, duke e akuzuar për rrëmbim të vajzave të tyre, të moshës 9 dhe 10 vjeç. Ai pretendon se ato janë mbajtur në Argjentinë pa pëlqimin e tij.

Seanca e ardhshme pritet të jetë vendimtare për fatin e betejës ligjore mes dy ish-partnerëve, e cila po zhvillohet në mënyrë gjithnjë e më të tensionuar.