Në qoftë se ne vitin 2023 në gjykatën e rrethit gjyqësor të Korçës ka patur 402 kërkesa për zgjidhje martese, në 2024 pati 750 kërkesa.
Sipas avokatit Esmerald Xhafa ky numër në rritje vjen kryesisht nga çiftet shqiptare që emigrojnë jashtë vendit dhe vijnë të zgjidhin martesat e tyre në vendlindje.
Sipas sociologes Maria Dojce, janë disa arsyet që çojnë çiftet në zgjidhjen e martesave të tyre. Kushtet ekonomike, kushtet sociale, emigrimi i bashkëshortëve dhe ulja e moralit në shoqëri ka ndikuar në rritjen e numrit të kërkesave për zgjidhje martese.
Me se shumti ata që kërkojnë zgjidhjen e martesës janë meshkujt, kjo edhe për faktin e parapagesës se shpenzimeve gjyqësore.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ