Ditën e Verës/ Elbasani tërheq mijëra vizitorë! Festa pagane kremtohet dhe në Berat, Lezhë e Vlorë!

Mijëra njerëz ka mbledhur sot Elbasani, i cilësuar si kryeqyteti i Ditës së Verës. Pjesëmarrësit në festë ndoqën programin e pasur festiv me koncerte, paradë, panairin artizanal. Ra në sy mungesa e Kryeministrit Rama, por nuk munguan përfaqësues të tjerë të politikës si nga e majta dhe e djathta.

Në Lungomaren e Vlorës u prezantuan gatimet tradicionale, ndërsa të rinjtë festuan me muzikë, lojëra dhe animacione.

Një ditë e ngrohtë për shëtitje në Sarandë, ku në shëtitore tërheqin vëmendjen pikturat e nxënësve të shkollave 9-vjecare.

Në Lezhë festimet u organizuar tek kalaja, ku protagonistë u bënë grupet artistike dhe nxënësit me intepretime në muzikë e valle.

Qindra qytetarë të Beratit por jo vetëm mbushën sheshet, rrugica çdo cep të Kalasë, në një atmosferë të këndshme me këngë valle dhe ekspozita në natyrë.

Parku i Divjakës prej vitesh është kthyer në një vend të preferuar për piknik. Të favorizuar nga moti i mirë grupe qytetarësh nga qytete të ndryshme të vendit, zgjodhën Divjakën për të kremtuar festën në natyrë e ajër të pastër.