Ditë zie në komunën ku u vra shqiptarja nga burri, italianët mbajnë homazhe
Gazetarja Alba Kepi ka zbuluar më shumë detaje lidhur me ngjarjen tronditëse ku një 35 vjeçare shqiptare u ekzekutua në Itali nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo tha se shkak për këtë ngjarje të rëndë ka qenë xhelozia e ish-bashkëshortit të saj. Sipas gazetares çifti kishte një vit që ishte divorcuar, por bashkëshorti i Klodiana Vefës, refuzonte të dilte nga shtëpia.
Alba Kepi tha gjithashtu se në komunën ku ndodhi ngjarja tronditëse dita e nesërme është shpallur ditë zie, e ndërsa pritet të ketë edhe homazhe nga banorët në nderim të shqiptares së ekzekutuar.
Gjithashtu të gjithë banorët e kësaj komune do të bashkohen në një manifestim të heshtur për të nderuar kujtimin e të ndjerës dhe për të denoncuar këtë rast krimi i cili ka tronditur, pasi ajo edhe pse është emigrante shqiptare, ajo ka qenë pjesë e këtij komuniteti dhe vrasja e saj i ka prekur të gjithë”,-tha gazetarja.