Ditë vendimtare për futbollin në Itali. Ja çfarë pritet të ndodh

Kjo e martë do jetë një ditë vendimtare për futbollin në Itali. Në Nyon të Zvicrës është dita e përcaktimit të fituesve për organizmin e Euro 2028 dhe 2032.

 

 

Në të dyja rastet, rezultati është praktikisht i sigurt, duke qenë se janë kandidatura unike. Për vitin 2028, ajo e Anglisë, Irlandës së Veriut, Irlandës, Skocisë dhe Uellsit, ndërsa për vitin 2032 ai i përbashkët Itali-Turqi.

Duke qenë të vetëm në garë dhe të sigurt për të marrë organzimin, në Itali ky lajm është i mirëseardhur, pasi do jenë disa stadiume që do rinovohen ose do ndërtohen nga e para, gjë kjo që kërkohej prej vitesh.

Delegacioni italian në selinë e UEFA-s do të udhëhiqet nga Presidenti i Federatës dhe njëherazi zëvendëspresidenti i UEFA-s Gabriele Gravina, teksa do të përfshijë Sekretarin e Përgjithshëm Marco Brunelli, menaxherin e projektit Euro 2032 Antonio Talarico dhe të gjithë ekipin që punoi për dosjen.

Për Turqinë, me Presidentin e Federatës Turke të Futbollit (TFF) Mehmet Büyükekşi, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm Kadir Kardaş dhe nënkryetari Mustafa Eröğüt.

Për paraqitjen e dosjes në Ekzekutivin e UEFA-s, FIGC zgjodhi dy Ambasadorë të veçantë. Kreun e delegacionit të ekipit kombëtar dhe rekordmenin për paraqitjet me të kaltrit, Gianluigi Buffon edhe gazetaren dhe prezantuesen televizive Ilaria D’Amico. Ambasador i Turqisë do të jetë Volkan Demirel, ish-portieri i kombëtares turke (66 paraqitje mes viteve 2004 dhe 2014)