Policia e Shtetit ka shpallur një plan masash për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve me rastin e Ditës së Verës, më 14 mars 2025. Në këtë kuadër, do të ketë angazhim të shtuar të efektivëve dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore kryesore në Tiranë dhe Elbasan.
Punonjësit e Policisë së Rendit, Policisë Rrugore dhe Patrullës së Përgjithshme do të jenë të pranishëm në sheshet dhe rrugët kryesore, ku pritet të grumbullohen qytetarët për festimet. Gjithashtu, ata do të mbështeten nga Forca Kombëtare e Sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Kufizime në qarkullim
• Në Elbasan, duke nisur nga pasditja e sotme dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, ndalohet parkimi dhe qarkullimi i automjeteve në disa segmente rrugore në qendër të qytetit.
• Në Tiranë, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në:
• Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Rrugën “Papa Gjon Pali II”
• Rrugën “Ibrahim Rugova”
Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake do të jenë të pranishme në terren për të monitoruar trafikun dhe për të orientuar drejtuesit e automjeteve në rrugë alternative, me qëllim shmangien e bllokimeve.