Dita e Ujit të Bekuar/ Në Korçë sfidojnë temperaturat, kryqin nga pishina e nxjerr Elvis Rakip

Qindra qytetarë korçare kanë marrë pjesë në ceremoninë e Ujit të Bekuar!

Ka qënë mitropoliti i Korçës Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi, ai i cili pas meshës së falënderimit ka hedhur kryqin në shatërvanin kryesor aty ku dhjetra djem të rinj janë hedhur për kapjen e kryqit.

Ka qënë Elvis Rakip që për të dytin vit radhazi arrin të kapë kryqin, i cili është ndjerë shumë i gëzuar.

Më pas besimtarët ortodokse të këtij qyteti dhe jo vetëm kanë marrë me vete ujin e bekuar për ta çuar në banesat e tyre për ta patur në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)