Në ditën e Shën Valentinit, ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar. Ai ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, duke përcjellë një urim për këtë ditë të dashurisë.
Në mesazhin e tij, Berisha e përshkruan Shën Valentinin si shenjti i dashurisë, ndjenjës më të bukur dhe hyjnore të njeriut.
Postimi i Berishës:
“Gëzuar Shën Valentinin, shenjtin e të gjitha besimeve dhe racave, e ndjenjës më të bukur, më fisnike, më të fuqishme, më hyjnore të njeriut, dashurisë! sb.”
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ