Kryeministri Edi Rama, me rastin e Ditës Botërore të Arsimit, ka njoftuar për progresin e projektit të laboratorëve inteligjentë në shkollat shqiptare.
Në një postim në Facebook, Rama ka bërë me dije se këta laboratorë janë tashmë funksionalë për mbi 35 mijë nxënës, duke rritur aftësitë e tyre digjitale. Ai shtoi se ky projekt do të shtrihet në 615 shkolla të tjera në të gjithë vendin.
“MIRËMËNGJES dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit,” shkroi Rama.
Projekti i laboratorëve inteligjentë është pjesë e nismave për modernizimin e arsimit dhe rritjen e kompetencave digjitale në sistemin arsimor shqiptar.