Diskutimet për koalicionin e 14 majit, Meta takim me Berishën në PD

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur sërish ditën e sotme në selinë blu.

Meta është parë të hyjë në selinë e PD-së me deputetin Petrit Vasili dhe mësohet se temë e diskutimit të jetë kualicioni për vendoret e 14 majit.

Partia e Lirisë është regjistruar si subjekt zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike ende. KQZ nuk e njohu PD e Berishës ndërsa grupimit tjetër u la afat 48 orë për plotësimin e dokumentacionit.