“Disa kërkojnë show…”, Klea Prenga reagon pas rrëfimit të Antonela Berishës

Pas rrëfimit të Antonela Berishës në “Goca e Gra” për sulmin brutal ndaj Klea Prengës, kjo e fundit menjëherë ka bërë një reagim.

Ajo ka postuar një foto në Instagram shoqëruar me mbishkrimin: “Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!”

 

Antonela gjatë emisionit u shpreh: Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.

Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut.

Rikujtojmë që pak kohë më parë, dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, sulmuan Klea Prengën duke i lënë plagë të thella në fytyrë, një ngjarje që krijoi një zhurmë të madhe kudo nëpër rrjet.