Profesoresha Aida Haziri mëson gjuhën shqipe diplomatëve britanikë që do të shërbejnë si ambasador në Shqipëria dhe Kosovë. Ajo thotë se ka mësuar shumë diplomatë për gjuhën shqipe, ndërsa shton se është një gjuhë e vështirë por që tingëllon bukur për britanikët.
Në një intervistë për “Jetë Shqiptare” në RTSH, Haziri tha se ka diplomatë që dinë edhe 12 gjuhë të huaj dhe kanë dëshirë të promovojnë edhe gjuhën shqipe.
“E kam filluar këtë punë para 10 vitesh dhe është një punë shumë e rëndësishme se punoj me diplomatë nga të cilët mësoj por edhe ata mësojnë prej meje. Gjuha shqipe është e vështirë por diplomatët që vijën ta mësojë dinë nga 4-5 gjuhë dhe e kanë më të lehtë ta mësojnë. Kam një diplomat që di 12 gjuhë të huaja dhe e kanë intuitën e mësimit të gjuhës së huaj. Gjuha shqipe tingëllon shumë bukur edhe për ata dhe janë gati ta promovojnë atë në aktivitete të ndryshe që bëhen për gjuhën shqipe”, tha profesoresha.
Aktualisht ajo po zhvillon një ekspozitë në Londër dedikuar punës dhe arti Marubi. Galeria e fotove, thotë ajo është dëshmi e suksesit kulturor të historisë së mrekullueshme shqiptare në Londër për ngritjen e vlerave të Shqipërisë/rtsh.al