“Diplomacia t’i hesht armët”, Papa Leoni XIV: Njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe!
“Lajme alarmuese vazhdojnë të vijnë nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani. Në këtë skenar dramatik, që përfshin Izraelin dhe Palestinën. Vuajtjet e përditshme të popullsisë, veçanërisht në Gaza dhe në territore të tjera, rrezikojnë të harrohen, edhe pse nevoja për ndihmë të mjaftueshme humanitare bëhet gjithnjë e më urgjente. Sot më shumë se kurrë, njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe”, tha ai.
Papa tha se thirrja për paqe “kërkon përgjegjësi dhe arsye dhe nuk duhet të mbytet nga gjëmimi i armëve ose nga fjalët retorike që nxisin konflikt. Papa Leo i bëri thirrje çdo anëtari të bashkësisë ndërkombëtare të marrë përsipër përgjegjësinë e tij morale për të “ndaluar tragjedinë e luftës përpara se ajo të shndërrohet në një humnerë të pariparueshme”.
Kur dinjiteti njerëzor është në rrezik, tha ai, asnjë konflikt nuk është i largët.
“Lufta nuk i zgjidh problemet. Përkundrazi, ajo i amplifikon ato dhe shkakton plagë të thella në historinë e popujve plagë që duhen breza për t’u shëruar. Asnjë fitore ushtarake nuk mund të kompensojë kurrë dhimbjen e një nëne, frikën e një fëmije ose një të ardhme të vjedhur.” shtoi ai.
Si përfundim, Papa Leo XIV shprehu shpresën e tij që zhurma e armëve të heshte.
“Le t’i heshtin diplomacia armët. Le t’i formësojnë kombet të ardhmen e tyre me vepra paqeje, jo përmes dhunës dhe konflikteve të përgjakshme!” tha Papa.
Fjalët e Atit të Shenjtë erdhën vetëm disa orë pasi bombarduesit amerikanë goditën vendet bërthamore në Iran, ndërsa Izraeli dhe Irani kryejnë sulme në territorin e njëri-tjetrit.