“Diplo 2024”/Hasani:Konferencën e dytë qeveritare do t’a zhvillojmë në fund të shtatorit fillim tetorit, po punojmë që pengesat politike të mos ndërhyjnë në axhendë
Në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”, ministri Igli Hasani po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, ku po ndan detaje nga takimet e ndryshme.
I pyetur se pse Kosova nuk kishte asnjë faktor politikë si përfaqësues, ai tha se lidhet me arsye shëndetësore. Sakaq, Hasani u ndal dhe te hapja e ambasadës së Shqipërisë në Indonezi, për të cilën ka rënë dakord me Kosovën dhe e do t’u vijë në ndihmë qytetarëve atje që kanë interes për të punuar në vendin tonë.
“Është e rëndësishme që Tirana do të ketë një fokus për shqiptarët kudo ku ndodhen dhe këtë e ka pasur. Tirana ka pasur në qendër dhe në ditë të vështira shqiptarët në rajon. Kombi jonë është Shqipëria dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të gjithë shqiptarët kudo ku janë.
Në rastin e Kosovës ne kemi një drejtori që do të ndihmojë kolegët në Prishtinë për ato sfida që kanë marrë. Ka qene e ftuar dhe janë të mirëpritur, por për fat të keq të një situate shëndetësore nuk ishte e mundur. Unë do e takoj më pas ministrin Gervalla në një takim në Slloveni.
Ne kemi rënë dakord që Shqipëria të hap ambasadën në Indonezi dhe Kosova në Malajzi. Në mënyrë që të mbulojmë që të gjithë atë zonë dhe mbi të gjitha do të shohim angazhimin e atyre personave në vendin tonë”, u shpreh ai.
Ministri tha gjithashtu se grupi i kapitujve të parë ka përfunduar dhe janë gati edhe për kapitujt e tjerë.
“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist se kjo vjeshtë do të zhvilloje shumë mekanizma dhe ne do jemi gati të ecim shumë shpejt drejt BE”, tha ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
I pyetur për një veto greke nga Greqia, Hasani tha se “angazhimi ka qenë gjatë këtij viti për çështjen e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur”.