Dinamika/ Shkoi për t’i kërkuar para, por…Si 39-vjeçari vrau me çekiç dhe thikë të moshuarin! Kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.

Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.

Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Menjëherë policia ka nisur marrjen në pyetje dhe janë ushtruar kontrolle në banesa.

Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kane bashkëngjitur dhe hetimet qe janë bere, blutë e qytetit të Durrësit kane konstatuar armët e krimit ne banesën e Fation Janinës. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet qe mund të këtë qene dhe i pire kur ka ndodhur ngjarja.