DINAMIKA E PLOTË/ Si nisi konflikti? Selmani donte të fuste djalin në Kombëtaren kuqezi, Duka nuk pranoi

ZËRI ka zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit mes drejtuesit të klubit “Iliria”, Nazmi Selmani dhe Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Qëllimi i Selmanit ka qenë angazhimi i djalit të tij, Gentian Selmani në ekipin e kombëtares kuqezi.

Selmani i është rikthyer një vit më parë futbollit, pasi për gjashtë muaj rresht ka qenë i dëmtuar.

DINAMIKA E PLOTË/ Si nisi konflikti? Selmani donte të fuste djalin

Gentian Selmani

Aktualisht, ai është angazhuar si portier në ekipin e Tiranës, por babai i tij ka dashur që i biri të veshë fanellën kuqezi. Dhe duke qenë se grumbullimi nis nesër, Selmani ka kontaktuar Dukën për t’ia kërkuar këtë nder, por Presidenti i FSHF-së nuk ka pranuar.

Nazmi Selmani i ka angazhuar të katër djemtë në futboll, Gentian Selmanin, Brajan Selmanin, Santiago Selmanin dhe Adolf Selmanin, por në klubin “Iliria”, të cilin e drejton vetë.

Mosrealizimi i dëshirës nga ana e Dukës, që do të përmbushte ëndrrat e tij dhe të djalit, ka bërë që Nazmi Selmani të nisë mesazhe kërcënuese kundrejt Presidentit të FSHF-së.

“…..pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…,”- ka shkruar në mesazh Selmani.

Më pas, bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person i ka shkuar në banesë Dukës, në qytetin e Durrësit, sërish për ta kërcënuar.

Pas denoncimit, autoritetet kanë vënë në pranga:

-Nazmi Selmani, President i klubit “Iliria”,

 

-Redian Loci

 

-Petrit Selmani

 

si dhe dy djemtë e Presidentit të klubit “Iliria” që janë futbollistë në të njëjtin ekip,

 

-Brajan Selmani 20 vjeç dhe

 

-Santiago Selmani 22 vjeç.

 

Dy të tjerët, Adolf Selmani 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë, janë proceduar në gjendje të lirë.

 

BURIMI:ZËRI

Check Also

Sjell pasoja të rënda në shëndet, deri në humbje jete/ Kjo është droga e frikshme që po shpërndahet në Tiranë, vjen nga Serbia

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë “Tempulli 4” i krijuar nga sektori kundër narkotikëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *