”Dil këtu, takohemi atje”/ I moshuari ngacmonte 13-vjeçaren se*sualisht, gjyshi i minorenes zbulon mesazhet në telefon
Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll pasi ka ngacmuar seksualisht të miturën 13-vjeçare.
Ndërkaq i moshuari i dërgonte mesazhe në telefonin e gjyshit të miturës. Ky i fundit ka treguar në një intervistë se i moshuari i shkruante të miturës “dil këtu, takohemi atje”.
Sipas tij 64-vjeçari ishte një person problematik pasi ka qenë i dënuar për vrasje dhe për perdhunim.
Gjyshi i 13 vjecares, Haxhi Rushitaj : Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë.
Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet.
Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte.
Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim.
Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje.