“Dikush na bëri magji, nuk donim njëri-tjetrin, kemi qenë duke e mbytur”/ Rrëfimi i rëndë i Gjestit: Gjetëm një objekt

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti ka ndarë me publikun një përvojë të rëndë dhe emocionale nga jeta e tij familjare. Ai rrëfeu për një periudhë të errët kur familja e tij ishte prekur nga konflikte dhe tensione të mëdha, për të cilat ai beson se ishin rezultat i një veprimi të qëllimshëm përmes magjisë.

“Me babain nuk e kam pasur një raport shumë të mirë. Ka ndodh dikush edhe ka tentuar me na bo keq, me magji. Kush ka shpirt me i bë këto gjëra nuk e di. Babai nuk më donte mua, babai nuk e donte nënën, motra babain. Pat shkuar lëmsh familja, kemi qenë tu u mbyt me njëri-tjetrin,” tha Gjesti.

Ai përshkroi situatën si të rënduar dhe shpirtërisht të lodhshme, duke treguar se marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes ishin përkeqësuar deri në një pikë kritike.

“Ka nis gradualisht, për një vjet. Babai ushqim kur i çojsha, i gjujke. Ka qenë e vështirë për mua. E pata marrë një veturë dhe pata shkuar në katun për ta larguar babain, mos po çohet, ka qenë në gjendje të rëndë.”

Gjesti tregoi se pas një kohe të gjatë tensioni, ata arritën të zbulonin një objekt të dyshimtë në shtëpi, për të cilin ai besonte se ishte burimi i problemeve që kishin përjetuar.

“Fati që e gjetëm atë gjë në shtëpi,” përfundoi ai pa dhënë më shumë detaje.